#pagjurme #odetadume #reportTV Bën jetën e një endacakeje në qytetin e Gjirokastrës ’Pa Gjurmë’ në Report TV i gjen vajzën 63-vjeçares Ferasete Dervishi. Dëshmitari Gazion Gorici kërkoi ndihmën e programit duke vënë në dispozicion fotot edhe një video të zonjës, e cila nuk mbante mend shumë të dhëna rreth të shkuarës. Pasi zbuloi certifikatën familjare të Ferasetes, stafi mësoi se ajo ishte nënë e tre fëmijëve. Pas investigimeve të bëra ’Pa Gjurmë’ arrin të vihet në kontakt me një nga vajzat Antoneta Mesiti, e cila tregon për historinë e nënës së saj.
Emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report TV publikoi pak ditë më parë kartën e identitetit të një zonje 63-vjeçare e cila bën jetën e një endacakeje në qytetin e Gjirokastrës. Dëshmitari Gazion Gorici kërkoi ndihmën e programit duke vënë në dispozicion edhe një video të Ferasete Dervishit për t’i gjetur familjarët. 63-vjeçarja nga Donbrenja e Lushnjes me probleme të shëndetit mendor nuk mbante mend asnjë të dhënë për të shkuarën e saj. Menjëherë pas publikimit të këtij rasti shumë informacione mbërritën gjatë transmetimit live, ndërsa këtë martë ’Pa Gjurmë’ dha lajmin e gjetjes së një prej familjarëve. Pasi zbuloi certifikatën familjare të Ferasetes, u mësua se ishte nënë e tre fëmijëve. Pas investigimeve stafi ran ë gjurmët e një prej vajzave, e cila jeton në Itali dhe nuk kishte dijeni për jetën që bënte nëna e saj. Në një lidhje me skype nga Italia, Antoneta Mesiti sqaroi se kishte shumë vite që nuk ishte takuar me të ëmën dhe se ishte rritur në jetimore pasi ajo e braktisi. Pas divorcit të prindërve babai u rimartua, ndërsa askush nuk mësoi vendndodhjen e Ferasetes, deri në momentin kur në program u bë publik imazhi i saj. E bija tha se vetë kishte patur një jetë të vështirë, ndërsa ishte trafikuar në shtetin fqinj.
’Nuk e kam takuar kurrë nënën time. Jam larguar që e vogël nga Shqipëria, që kur mbërrita në Itali dhe gjuhën e kam harruar, pasi kam vite që jetoj këtu. Isha e vogël kur më hodhën në rrugë dhe përfundova në jetimore.Ndërsa vëllai im shkoi të jetojë me babain. Nga shtëpia e femijës me ka marrë nje djalë e më trafikoi në Itali.Vitin e parë kam bërë një jetë jo shumë të mirë. Me vëllain kam kontakte të rregullta. Ai nuk ka qenë kurrë i interesuar për të gjetur nënën, sepse dhe atë si unë nëna e braktisi duke ia lënë Gani Mesitit. Nga çertifikata familjare rezulton që ne kemi edhe një motër tjetër me emrin Alketa-tha e bija
Të ndarë prej vitesh, një nënë që i braktisi fëmijët e saj, sot për ironi të fatit ka mbetur e vetme.

- Category
- Moldova
Commenting disabled.