Genci Kallari që në vitin 2017 ka qënë i punësuar pranë kompanisë Hako SHPK.Në 9 prill të 2019 Genci është dëmtuar rëndë në ambientet e punës nga një incident gjatë trasportit të bombulave të gazit. Për trasportin të këtyre të fundit nga një ambient në tjetrin Genci është detyruar duke u kërcënuar nga punëdhënësi se nëse nuk do ta bëntë këtë transport do të pushohej nga puna. Nuk kaloi as disa minuta kur një nga bombulat me peshën mbi 100 kg do të rrëzohej dhe do të zinte poshtë vetes dorën e Gencit. Pas kësaj Genci bie në gjendje shoku dhe mban mend se pasi është përmendur një nga shoferet e kompanis e ka marrë atë dhe janë nisur drejt spitalit me një makinë pa logon e kompanisë, por pa kaluar shumë gjatë në vendin e quajtur “kthesa e Kamzes”mbrrin një telefonatë ku shoferit i kërkohet të kthehet së bashku me Gencin pasi kompania, i trembej faktit të dëshmisë për plagosjen e puntorit. Genci vazhdonte të kishte një emoragji të tmerrshme pasi dora e tij ishte ndarë në dy pjesë dhe e kishte të mbështjellë me jelekun e punës. Genci kthehet në ambientet e punës dhe aty e çojnë në një dhomë të fshehtë ku përpiqen ta mjekojnë dhe të pastrojnë emoragjinë. Por kalvari i gjatë i manipulimit të ngjarjes nuk përfundon këtu, Gencin e çojnë në një infermier privatisht ku bëjnë qepjen e plagës dhe pas kësaj tek një mjek privat, të gjitha këto për të fshehur ngjarjen e rëndë që ndodhi në ambientet e kompabnisë Hako SHPK. Vet pronarët e kësaj kompanie u përpoqën deri më sot që Genci të flakej në rrugë pa punë dhe pa asnjë të drejtë mbi dëmtimin e shkaktuar nga presioni i përgjegjësve të cilët e detyruan, e dëmtuan, dhe e flakën duke krijuar situate nga më të rëndat dhe të padrejtat që Genci të mos kërkonte asnjë të drejtë, për këto detaje tronditëse dhe për të vërtetat e pazbuluar brenda kompanis Hako SHPK do të dëgjoni rrëfimin e Gencit, i cili veç të tjerash do të rrëfej se çfarë ndodhë brenda produktit dhe prodhimit të sallamit ne kompaninë Hako SHPK….
- Category
- Moldova
Commenting disabled.