Stop - 2 Shkurt 2022 (Emisioni i plotë)

76 Views
Published
“Krimi” i profesorit, qe kerceu valle popullore ne shtepine e tij.

Pak ditë më parë një video e profesorit të biologjisë në Vushtri Lulzim Paci, që kërcente në shtëpinë e tij, u bë virale. Më shumë sesa vetë vallja e profesorit, tërhoqi vëmendjen një reagim bullizues i deputetes së Vetëvendosjes Fjolla Ujkani. Në këtë moment, gjithë rrjetet sociale dhe personazhet publikë u shfaqën në platforma sociale, duke kërcyër valle popullore, në solidaritet me mësuesin Lulzim Paci.

#stoptvklan #stop2shkurt #profesoriVushtri #profachallange #LulzimPaci #FjollaUjkani #SaimirKodra #GentianZenelaj

Aksidenti i 5 vjecares, 18 eksperte e 3 vjet hetime i japin te drejte “Stop”.

Në shtator të vitit 2018 kemi transmetuar rastin e një aksidenti të ndoshur në qershor 2018, në fshatin Kurjan të Fierit, një aksident tragjik, që i mori jetën në derën e shtëpisë vajzës së vogël 5 vjecare të familjes Metohu.Një makinë ford fokus e mori përpara vogëlushen dhe e la të pajetë.Gjyshja e vajzës, Lumturi Metohu nuk gjen paqe, për humbjen e mbesës dhe provoi, se raporti i aksidentit ishtë manipuluar dhe autori i tragjedisë ishte lënë i lirë. Prokurori i cështjes nuk mori në pyetje gjyshen, që ishte dëshmitare okulare dhe gjithashtu nuk kërkoi as gps-në e makinës për të verifikuar shpejtësinë.

#stoptvklan #stop2shkurt #denoncimi #aksidenti2018 #aksidenti5vjecares #LumturieMetohu #18eksperte #SaimirKodra #GentianZenelaj

Denoncimi/ Spak nis hetimin per kreun e FSHZH, Dritan Agolli.

Një ditë pasi “Stop” transmetoi me dokumenta, problematikën e një tenderi të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Spak ka njoftuar, se ka nisur hetimet për kreun e kësaj strukture, Dritan Agolli. Mësohet, se Agolli po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre, abuzim me fondet publike dhe korrupsion. Më 27 janar 2022, Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli fitues të tenderit 400 mijë dollarë kompaninë “Mascarpone” të Alfio Rrotanit bashkë me personin fizik Endrit Maci.

#stoptvklan #stop2shkurt #denoncimi #DritanAgolli #tenderi400milione #400milioneleke #FundjaveNdryshe #apeli #SaimirKodra #GentianZenelaj

Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Category
Moldova
Commenting disabled.